Gjatë kësaj jave, Kolegji AAB ka shënuar Erasmus Days, përmes aktiviteteve që synojnë promovimin e programeve të Bashkimit Evropian dhe nxitjen e pjesëmarrjes së stafit dhe studentëve në projektet ndërkombëtare.
Takime informuese rreth Erasmus+
Në kuadër të këtyre ditëve, u organizua fillimisht një takim informues me menaxhmentin dhe dekanët e kolegjit, ku u prezantua në detaje programi Erasmus+, përfshirë prioritetet horizontale dhe vertikale të tij, si dhe skemat ekzistuese të financimit. Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e vetëdijes institucionale për mundësitë që ofron programi dhe nxitja e ideve për projekte të reja zhvillimore.
Ekspozitë e projekteve të financuara nga Komisioni Evropian
Paralelisht, në hapësirat e Kolegjit AAB u zhvillua një ekspozitë e projekteve të financuara nga Komisioni Evropian në kuadër të programit Erasmus+. Ekspozita qëndroi e hapur gjatë gjithë javës, duke u mundësuar stafit dhe studentëve të njihen më nga afër me projektet në zbatim, që përfshijnë fusha si arsimi, inovacioni, digjitalizimi, mjedisi dhe zhvillimi i qëndrueshëm.
Kolegji AAB dhe bashkëpunimet ndërkombëtare
Kolegji AAB, si partner aktiv në disa iniciativa ndërkombëtare të mbështetura nga Bashkimi Evropian, mbetet i përkushtuar në forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, rritjen e cilësisë në arsim dhe zhvillimin profesional të stafit dhe studentëve përmes projekteve Erasmus+.