Kolegji AAB shpall të hapur Programin e Bursave për studime bachelor 2024/25

5 Shtator 2024

Si çdo vit tjetër, edhe këtë vit Kolegji AAB si institucion lider i arsimit të lartë në të gjitha trojet shqiptare, përmes Programit të Bursave, ka vendosur që për të gjithë maturantët e interesuar për studime universitare të ofrojë 100 bursa të plota studimi për një vit akademik.

Kush mund të aplikojë në këtë program?

Në Programin e Bursave mund të aplikojnë të gjithë maturantët të cilët kanë mbaruar me sukses testin e maturës dhe nuk kanë vendosur ende se ku do të studiojnë. Kjo është një mundësi e artë sepse Kolegji AAB ofron bursa në 17 programe shumë të kërkuara studimore në nivelin bachelor.

Programet studimore në të cilat ofrohen bursa në këtë afat të regjistrimit janë:

Emri i programitNumri i bursave
Administratë Publike5
Juridik i Përgjithshëm10
Kulturë Fizike dhe Sport10
Banka, Financa dhe Kontabilitet5
Menaxhment10
Marketing dhe Biznes5
Gjuhe Angleze10
Programim2
Produksion Medial5
Komunikim Masiv dhe Gazetari7
Produksion Medial5
Teknik i Radiologjisë1
Psikologji7
Arkitekturë3
Përkujdesi dhe Mirëqenie e Fëmijëve5
Piktura dhe Artet Vizuele10
Muzikologji3
Dizajn i Lojërave dhe Animacion5

Si mund të aplikoni?

Mënyra e aplikimit është e thjeshtë. AAB ka krijuar një platformë të veçantë në të cilën ju mund të lini të dhënat tuaja përmes të cilave do të kontaktoheni për procedurat e mëtejme.

Linku i aplikimit: https://scholarship.aab-edu.net/

Kur është afati i aplikimit?

Afati i aplikimit për Programin e Bursave në Kolegjin AAB është i hapur nga data 04 shtator – 13 shtator 2024 (ora 24:00).

Cila është procedura e përzgjedhjes për bursë?

Pas periudhës së aplikimeve, aplikantët do të ftohen në testim ku varësisht nga fusha e përzgjedhur e aplikimit do t’ i nënshtrohen testit me njohuri bazike nga ajo fushë. Kandidatët do të pranojnë sms për kohën e testimit, i cili do të mbahet më 16 shtator 2024.

Programi i Bursave është edhe një mundësi më shumë për të gjithë ata që janë të interesuar që nesër të kenë një diplomë kredibile në duart e veta.

Kolegji AAB mirëpret të gjithë aplikantët dhe ju uron suksese!

Share: