Kolegji AAB shpall të hapur thirrjen për abstrakte për konferencën rajonale në Maqedoni të Veriut

20 Qershor 2024

Është hapur thirrja për abstrakte për konferencën rajonale e cila do të organizohet në kuadër të projektit “Eksplorimi i dimensioneve të menaxhimit publik, politikave dhe administratës nëpër sektorë të ndryshëm”, të financuar nga Fondi i Ballkanit Perëndimor.

Projekti është i udhëhequr nga Universiteti i Evropës Juglindore në Maqedoninë e Veriut dhe Kolegji AAB është partner në këtë projekt.

Pjesëmarrja në konferencë është një mundësi e veçantë për të paraqitur hulumtimin tuaj, për të shkëmbyer njohuri dhe për të diskutuar me ekspertë nga fusha të ndryshme. Prandaj, ne mirëpresim abstraktet tuaja!

Informatat rreth temave, formës së dorëzimit të abstrakteve dhe detajeve të tjera janë të paraqitura në në dokumentin e thirrjes për abstrakte të cilin mund ta lexoni këtu: Call for abstracts

#WesternBalkansFund

Share: