Kolegji AAB si gjithnjë hap dyert për personat me Syndrome Down

21 Mars 2022

Në kuadër të aktiviteteve të shumta për kontributin ndaj shoqërisë, AAB sërish ka mirëpritur Shoqatën “Down Syndrome Kosova”. 21 Marsi, në mbarë botën shënohet si Dita Ndërkombëtare e Sindromës Down. Përmës kësaj, anëtarët e kësaj shoqate kanë sjellë kartolina të punuara nga ta, të cilat po blihen me shumë dëshirë nga studentët tanë dhe stafi akademik.

Kjo datë shënohet me aktivitete të shumta, qëllimi i të cilave është ngritja e vetëdijes për mbështetjen psiko-sociale ndaj personave me sindromën down dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Share: