Kolegji AAB mori pjesë në takimin e 3-të të Grupit Tematik të EUA për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie “Zhvillimi i Stafit dhe Bashkëpunimi Transkombëtar”,
Ngjarja u organizua në Campus Valla, Linköping University, Suedi, duke mbledhur përfaqësues nga universitetet kryesore evropiane.
Pjesëmarrësit dhe institucionet përfaqësuese
Takimi mblodhi institucione të njohura evropiane dhe ndërkombëtare, përfshirë: Universitetin e Linköping, Ruhr University Bochum, National Polytechnic University of Armenia të Armenisë, Tbilisi Medical Academy (TMA), University of Georgia (UG), Université Côte d’Azur(Francë), Aleksandër Moisiu” University– UAMD (Durrës, Shqipëri), Universidad de Huelva (Spanjë) dhe University of Warwick-ut (MB).
Kolegji AAB u përfaqësua nga Prorektorja Venera Llunji dhe Zyrtarja për Projekte, Ereza Mehmeti.
Fokusi i takimit
Takimi pati për fokus bashkëpunimin për zhvillim profesional të stafit dhe fuqizimin e partneriteteve ndërkombëtare akademike, brenda kornizës së Forumit të EUA për Mësimdhënie dhe Mësimnxënie 2026.
Kontributi i Kolegjit AAB
AAB solli një kontribut të rëndësishëm me theks në rëndësinë e ndërkombëtarizmit në arsimin e lartë; përparësinë e praktikave gjithëpërfshirëse në zhvillimin profesional; iniciativat për forcimin e kapaciteteve, që përmirësojnë cilësinë e mësimdhënies dhe partneritetet institucionale, etj.

