Kolegji AAB dhe Universiteti i Tiranës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi

7 Nëntor 2025

Rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Blerim Olluri, dhe Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Artan Hoxha, kanë nëshkruar marrëveshjen për partneritet dhe bashkëpunim ndërinstitucional ndërmjet dy institucioneve të arsimit të lartë.

Kjo marrëveshje synon të forcojë lidhjet akademike dhe shkencore midis Kolegjit AAB dhe Universitetit të Tiranës, përmes zhvillimit të kërkimeve të përbashkëta shkencore, shkëmbimit të stafit akademik dhe studentëve, si dhe përmes iniciativave të përbashkëta në fushën e arsimit dhe inovacionit.

Po ashtu, marrëveshja parashikon zhvillimin dhe implementimin e projekteve të përbashkëta në kuadër të thirrjeve ndërkombëtare, rajonale dhe vendore, me qëllim promovimin e ekselencës akademike dhe avancimin e njohurive shkencore në fusha të ndryshme studimi.

Ky partneritet përfaqëson një hap të rëndësishëm në drejtim të zgjerimit të bashkëpunimeve të Kolegjit AAB me institucionet më të rëndësishme të arsimit të lartë në rajon, dhe përkon me misionin e tij për të ndërtuar ura bashkëpunimi që kontribuojnë në zhvillimin akademik, profesional dhe shoqëror të studentëve dhe stafit të tij.

Share: