Kolegji AAB ndër vite gëzon bashkëpunimin e shkëlqyeshëm me Ambasadën e Francës në Kosovë, ku falë kësaj janë organizuar aktivitete të ndryshme, por edhe arritje në avancimin akademik e kulturor.
Vetëm gjatë muajit nëntor janë shënuar dhjetëra aktivitete e takime të ndryshme, ku pjesëmarrës ishin edhe rektori i Kolegjit AAB, Dr. Sc. Bujar Demjaha dhe prorektorët e Kolegjit AAB.
Këto janë disa ndër aktivitetet që janë shënuar në muajin nëntor të këtij viti:
– Turneu francez në kulturë;
– Takimi me përfaqësuesit e universiteteve të Francës në kuadër të Panairit të Universiteteve franceze për studime;
– Hapja e Javës së Filmit Frankfon;
– Shfaqje teatrale “Le Prenom”
– Ekspozita Digjitale “Escape”
– Pritja solemne në mbrëmjen kulturore me rastin e festës së prodhimit të verës së re “Beaujolais Nouveau”
Organizimi i këtyre ngjarjeve, takimeve dhe aktiviteteve të shumta tregon seriozitetin dhe gatishmërinë nga ana e Kolegjit AAB, për të promovuar vlerat, njohuritë, dhe kulturën e institucionit por edhe të vendit në përgjithësi.