Gentijana Paçarizi, si studente e vitit të parë në nivelin Master në drejtimin Kulturë Fizike dhe Sport, ka marrë pjesë në trajnimin “Ndryshimi i mentalitetit për aftësitë e kufizuara përmes Sportit” në kuadër të projektit “Play In Together” e mbajtur nga PLAY International Kosova.
Të gjitha sesionet edukative dhe sportive të mësuara nga ky trajnim, Gentijana i ka implementuar te fëmijët e shkollës “The British School of Kosova”, kështu duke finalizuar suksesshëm trajnimin.
Si rezultat, Gentijanës i është ofruar punë praktike për 3 muaj duke mbështetur stafin e PLAY International në implementimin e projekteve edukativo-sportive. Kjo praktikë do të jetë mundësi interesante dhe shpërblyese për karrierë dhe zhvillim personal.