Kolegji AAB dhe Universiteti “Fan S. Noli”, nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi

15 Shkurt 2018

Në kuadër të marrëveshjeve ndërinstitucionale, Kolegji AAB ka arritur marrëveshje bashkëpunimi edhe me Universitetin “Fan S. Noli”, nga Korça.

Nënshkrimi i marrëveshjes u bë në mjediset e Kolegjin AAB, në Prishtinë, nga rektorët e dy institucioneve respektive, prof. dr. Lulzim Tafa, Kolegji AAB dhe prof. dr. Ali Jashari, Universiteti “Fan S. Noli”.

Kjo marrëveshja ka për qëllim bashkëpunimin e dy institucioneve për promovimin e kërkimeve shkencore nëpërmjet aktiviteteve të përbashkëta, shkëmbimin e stafit akademik dhe studentëve nëpërmjet fakulteteve, vizita të studentëve, pjesëmarrje në seminare dhe takime akademike, shkëmbime të materialeve akademike, bashkëpunimi ndërsjellë lidhur me organizimin e programeve të përbashkëta, etj..

Gjatë këtij takimi, rektori i Kolegjit AAB, prof. dr. Lulzim Tafa, ka çmuar lart këtë bashkëpunim ndërinstitucional, dhe shtoi se kjo marrëveshje është në përputhshmëri të plotë me konceptet zhvillimore, të cilat ofrohen në këtë institucion të arsimit të lartë.

Ndërsa, rektori i Universitetit “Fan S. Noli”, prof. dr. Ali Jashari, përveç tjerash ka thënë se do të bashkëpunojmë ngushtë dhe në të gjitha sektorët që ka Kolegji AAB, dhe këtë marrëveshje e quajti si një shtrirje më të gjerë të plotësimit të misionit të institutit që ai drejton.

Universiteti “Fan S. Noli”, me seli në Korçë, ofron programe studimi të ciklit të parë dhe të dytë, ka katër fakultete të shtrirë në 14 departamente. Sot, ky universitet është qendra më e madhe arsimore, kulturore dhe shkencore ne rajonin e Korçës dhe më gjerë.

Share: