Kolegjit AAB i shtohet edhe një doktor shkence nga universiteti gjerman me traditë 500 vjeçare

31 Maj 2018

Dekani i Fakultetit të Infermierisë të Kolegjit AAB, Idriz Sopjani mbrojti gradën shkencore PhD në fushën e Infermierisë në universitetin me traditë 500 vjeçare “Martin-Luther-Universität” në Gjermani.

Studimi i vlerësuar shumë mirë nga juria e ngritur pranë Institutit të Shkencave Shëndetësore dhe të Infermierisë në “Martin-Luther-Universität”, dëshmon për punën e palodhur dhe shumë të dobishme të bërë nga Dr.rer.medic. Idriz Sopjani.

Studimi sjell risi për të gjithë specialistët e fushës, infermierët e së ardhmes të cilët duhet t’i zbatojnë në punën e tyre të përditshme.

Ndihmesa që studimi sjell për brezat e ri e bën kërkimin shkencor të Dr.rer.medic. Idriz Sopjanit të jetë pjesë e domosdoshme gjatë formimit të tyre akademik pranë Kolegjit AAB, Fakulteti i Infermierisë, duke iu shërbyer si model pune dhe vullneti për të arritur zhvillimin e mëtejshëm profesional të tyre.

Në emër të kolegëve dhe stafit, i urojmë suksese të mëtejshme Dr.rer.medic. Idriz Sopjanit, si infermieri i parë në Kosovë që fiton gradën shkencore Dr. në Infermieri.

Share: