Konferenca e Studimeve Gjinore në sesionin e radhës diskuton sfidat e grave në sistemin e drejtësisë

5 Maj 2023

“Gratë dhe të drejtat e tyre përmes kornizës legjislative” duke përfshirë kështu të drejtat e saj dhe respektimin e tyre ishte tema kyçe në sesionin e pestë në Konferencën e Studimeve Gjinore e cila po mbahet në Kolegjin AAB. Ganimete Ismajli e cila udhëhoqi këtë sesion bashkëbisedoi me të ftuarat për parandalimin e dhunës ndaj grave, trashëgiminë e grave dhe tema tjera që ndërlidhen me të drejtat themelore të tyre.

Share: