Kolegji AAB mban Konferencën Ndërkombëtare në Ditën Botërore të Radiologjisë

11 Nëntor 2025

Në kuadër të Ditës Botërore të Radiologjisë, Fakulteti i Shkencave Shëndetësore në Kolegjin AAB, në bashkëpunim me Shoqatën e Teknikëve të Radiologjisë së Kosovës, organizoi një sërë aktivitetesh profesionale, shkencore dhe humanitare.

Konferenca Ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit Shëndetësor përmes Cilësisë së Lartë në Imazhe”

Aktivitetet filluan me Konferencën Ndërkombëtare “Fuqizimi i Kujdesit Shëndetësor përmes Cilësisë së Lartë në Imazhe: Tekniku i Radiologjisë, shtylla e parë në diagnostikimin modern”, e cila mblodhi profesorë universitarë, ekspertë shëndetësorë dhe përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare.

Workshop’i praktik “Skriningu i Gjëndrës Tiroide”

Në kuadër të konferencës u mbajt edhe punëtoria praktike “Skriningu i Gjëndrës Tiroide”, e cila u zhvillua në laboratorin modern të radiologjisë të Kolegjit AAB. Studentët dhe pjesëmarrësit patën mundësinë të thellonin njohuritë mbi teknikat e imazherisë diagnostike, të ushtronin aftësitë praktike në përdorimin e pajisjeve radiologjike, si dhe të kuptonin rëndësinë e saktësisë në interpretimin e imazheve diagnostike.

Dhurim vullnetar i gjakut

Fakulteti i Shkencave Shëndetësore organizoi gjithashtu “Ditën e Dhurimit Vullnetar të Gjakut”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Kosovës për Transfuzionin e Gjakut.

Ky aktivitet humanitar, i cili mblodhi rreth 50 vullnetarë, studentë dhe staf akademik të Kolegjit AAB, kishte për qëllim të promovojë ndjenjën e solidaritetit dhe përgjegjësisë sociale tek komuniteti akademik.

Share: