Studentët nga Fakulteti Juridik dhe Fakulteti i Administratës Publike, bashkë me prorektoren e Kolegjit AAB Venera Llunji, drejtoreshën e QAPI-it Diana Qarkaxhija, udhëheqësen e Qendrës për Karrierë Jehona Rukovci dhe profesoreshën Blerina Veliu, kanë realizuar një takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.
Përveç kryeministrit Kurti, në takim ishin të pranishëm edhe zv/ministri i Punëve të Brendshme Bardhyl Dobra dhe këshilltarja politike e kryeministrit Blerta Avdili.
Në takim me z.Kurti u diskutua për digjitalizimin e administratës publike, praktikat profesionale dhe punësimin në ndërmarrjet dhe institucionet publike, mbështetur në meritokraci.
Gjithashtu u fol edhe për rëndësinë e këtij procesi në përmirësimin e shërbimeve publike dhe efikasitetin e administratës.
z.Kurti dhe vartësit e tij u treguan të hapur dhe të gatshëm për të ndarë njohuritë dhe përvojat me studentët, duke ofruar këshilla të vlefshme për secilin prej tyre.