Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës i ftuar në muajin e “Guest Speaker” në Kolegjin AAB

12 Dhjetor 2022

Lulzim Rafuna, kryetar i Odës Ekonomike të Kosovës ka qenë i ftuari i radhës në muajin e “Guest Speaker”, që po mbahet në Kolegjin AAB.  Rafuna para studentëve solli temën “Politikat Doganore dhe roli i Odës Ekonomike të Kosovës”, duke shpjeguar funksionimin e këtyre politikave në lidhje me eksportin dhe importin.

Ndërsa për rolin e Odës Ekonomike të Kosovës, Rafuna tha se deri tani 16 mijë biznese janë anëtare të kësaj ode dhe mundësojnë trajnime të shumta që të punësuarit të zhvillojnë njohuritë e tyre për biznes.  Kjo ligjëratë nga Rafuna është mbajtur në kuadër të lëndëve “Biznesi Ndërkonbëtar”, dhe “Qeverisja, risku dhe etika”, nga prof. Vjollca Hasani e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB.

“Guest Speaker” javët e ardhshme do të sjellë profesorë të njohur nga universitetet prestigjioze ndërkombëtare.

Share: