Përfaqësuesit e Qendrës për Hulumtime Psiko-Sociale dhe Mjekësore z. Arian Musliu dhe znj. Arlinda Gashi, takuan përfaqësuesit më të lartë të bashkëorganizatorit kryesor, Kolegjit AAB, me qëllim finalizimin e detajeve për realizimin e konferencës. Rektori i Kolegjit AAB, prof. Bujar Demjaha, shprehu zotimin nga ana e Kolegjit AAB për angazhim maksimal drejt realizimit sa më të mirë të konferencës, duke theksuar prioritizimin e shkencës brenda këtij institucioni. Tutje, prorektorja për shkencë, znj. Uranela Demaj, ritheksoj gatishmërinë e Kolegjit AAB për bashkëpunime të tilla të cilat mundësojnë krijimin e platformave për zhvillimin e hulumtimeve shkencore në Kosovë.
Bashkëpunimi do të vazhdojë kryesisht në mes të Fakultetit të Psikologjisë në Kolegjin AAB, përfaqësuar nga z.Naim Telaku dhe stafit organizativ të QHPSM-së. Thrirjet për abstrakte dhe për pjesëmarrës pasiv do të hapen në ditën e fundit të janarit. Të dyja palët shprehën mirënjohje për bashkëpunimin duke artikuluar pritjet që konferenca e pestë të jetë konferenca më e madhe nga këto të realizuara deri më tani.