Lavdim Berisha nga KEP Trust mban ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik

23 Dhjetor 2023
Lavdim Berisha from KEP Trust holds a lecture for the students of the Faculty of Economics

Në kuadër të lëndës “Analiza e të dhënave dhe inteligjenca aritificiale” me profesorin e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, Fidan Qerimi, është mbajtur ligjëratë nga udhëheqësi i programit të digjitalizimit dhe zyrtari i dedikuar për Qeverisjen Mjedisore dhe Sociale në KEP Trust.

Berisha ndau përvojat e tij të shumta veçanërisht në sistemin bankar dhe inteligjencën artificiale, duke qenë nëri ndër krijuesit e sistemit në kompaninë ku punon, për studentët e Fakultetit Ekonomik drejtimi Menaxhment.

Përmes një prezantimi të titulluar “Data journey” Berisha trajtonte pikat kryesore të përgatitjes së “data warehouse”, ndërsa ofroi shembuj konkret të arkitekturës të të dhënave.

Ligjërata ishte tejet interaktive ku studentët u përfshinë në diskutime dhe pyetje për Berishën, në lidhje me efektin që ka inteligjenca artificiale në sistemin bankar, rreth analizës së të dhënave dhe detaje tjera me interes për ta dhe të ftuarin.

Share: