Ka filluar studimet në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike të Kolegjit AAB, por tani Lea është duke ndjekur semestrin e radhës në Hochschule Schmalkalden të Gjermanisë, si përfituese e bursës nga Erasmus+.
“Të zhvillosh aftësitë dhe të punosh mbi përvojën profesionale në një sistëm tjetër arsimor janë vetëm disa prej mundësive që Kolegji AAB ofron për studentët e vet. Jam shum e lumtur dhe uroj që kjo storje e imja të jetë motiv edhe për studentët e ardhshëm, pasi përfitimi i shkathtësive të reja ndikon drejtëpërdrejtë në krijimin e një baze fillestare të karrierës tonë”, shtoi ndër të tjera ajo.
Kualifikimi i studentëve të Kolegjit AAB në arenën ndërkombëtare dhe suksesi i tyre, dëshmojnë përsëri se cilësia dhe profesionalizmi i përkasin vetëm një vendi, Kolegjit AAB.