Lider në Arsim dhe Punësim: Kolegji AAB pjesëmarrës në Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025

5 Qershor 2025

Për të prezantuar mundësitë që ofrohen për punësim, Kolegji AAB mori pjesë në Panairin Kombëtar të Punës dhe Karrierës 2025.

Vizitorët patën rastin të informohen në detaje për vendet e punës në Kolegjin AAB, praktikat që mund të zhvillojnë dhe çdo detaj tjetër që e bën Kolegjin AAB të jetë lider edhe si punëdhënës potencial.

Pjesëmarrja e Kolegjit AAB në këtë panair vulos angazhimin e AAB për të qenë jo vetëm institucion arsimor, por edhe duke ofruar mbështetje për qytetarët që t’iu krijojë vende pune për hapat e tyre të parë në karrierë.

Share: