Drejtoresha e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë mban ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik

25 Nëntor 2025

Në kuadër të lëndës “E drejta afariste – E Commerce”, të udhëhequr nga Prof. Albana Pasjaqa, studentët e Fakultetit Juridik morën pjesë në një ligjëratë me të ftuar znj. Igballe Rexha Jashari, drejtoreshë e Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK).

Gjatë prezantimit të saj, Jashari ofroi një analizë për procedurat ligjore që rregullojnë regjistrimin e subjekteve afariste në Kosovë, me theks në aspektet praktike të procesit, sfidat kryesore me të cilat përballen sipërmarrësit, si dhe rëndësinë e ARBK’së në nxitjen e zhvillimit ekonomik dhe formalizimit të tregut vendor.

Studentët u angazhuan në diskutim, duke parashtruar pyetje të ndërlidhura me hapjen e bizneseve, qasjen ligjore në ekonominë digjitale dhe mundësitë që ofrohen për të rinjtë në tregun vendor.

Share: