Përfaqësuesit e Pribank mbajnë ligjëratë në Fakultetin Ekonomik
Menaxherja e Marketingut në PriBank Veranda Gashi Kryeziu, ka mbajtur një ligjëratë për studentët e Fakultetit Ekonomik të Kolegjit AAB, me temën “Zhvillimi i marketingut dhe format e aplikimit në sektorin bankar”.
Fokusi i ligjëratës
Kjo ligjëratë pati fokusin në rolin e marketingut në sektorin banker; zhvillimin historik të marketingut banker; digjitalizmin dhe marketingut online; marrëdhëniet me klientë; inovacioni dhe zhvillimi i produkteve të reja; sfidat në marketingun bankar, etj.
Përfitimet për studentët
Studentët patën rastin të kuptojnë se si ka evoluar marketingu dhe se si funksionon marketingu në praktikë. Ata gjithashtu përfituan njohuri për teknologjitë e reja që përdoren në sistemet bankare, se si ndikon dixhitalizimi dhe si duhet të përgatiten për tregun modern të punës.
Vizita në ambientet e PriBank
Në fund të ligjëratës, studentët vizituan ambientet e PriBank, ku panë nga afër ambientet, materialet reklamuese dhe pjesën promocionale.

