Në kuadër të aktiviteteve profesionale me ekspertë të fushave përkatëse, Fakulteti i Arkitekturës i Kolegjit AAB, organizon ligjëratë mysafire me Lumnije Gashi Shabani, MA.Arch.
Tema: Doracaku për vlerësimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të komunës
E martë, 19 prill 2022
Ora: 10:30
Teatri Kamertal AAB
—–
Arkitektja Lumnije Gashi Shabani ka magjistruar në programin Menaxhmenti Urban dhe Zhvillimi në Erasmus University/IHS in Rotterdam.Ajo ka një përvojë pune mbi 20 vjeçare, fillimisht në sektorin privat, katër vite në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), organizatat ndërkombëtare dhe së fundmi në shoqërinë civile dhe si konsulente e pavarur. Veprimtaria e saj ka variuar nga arkitektura dhe dizajni, në shkallën e planifikimit strategjik urban dhe planifikimin mjedisor, politikëbërjen dhe kornizën institucionale në Kosovë.Ajo ka qenë pjesë e grupit punues për hartimin e Doracakut për vlerësimin e Planit Zhvillimor Komunal dhe Hartës Zonale të komunës, synim i të cilit është të krijojë një metodologji të standardizuar, për vlerësimin e cilësisë së Planit Zhvillimor Komunal (PZhK) dhe Hartës Zonale të komunës (HZK), e bazuar në tregues dhe kritere të përcaktuara, gjatë procesit të hartimit dhe para miratimit përfundimtar të tyre.