Lum Ramabaja, në “Guest Speaker” flet për të ardhmen e Inteligjencës Artificale

26 Dhjetor 2022

Eksperti i Inteligjencës Artificiale, Lum Ramabaja, në “Guest Speaker” ka folur për të ardhmen e kësaj inteligjence, duke specifikuar gjërat me rëndësi që studentët e Kolegjit AAB duhet të dinë.

Derisa e ardhmja e njerëzimit po krijohet dhe formohet bazuar në inteligjencën artificiale, atëherë të gjitha zhvillimet e reja teknologjike bazohen në të dhe kështu e ardhmja e saj mund të parashikohet. Për të gjitha këto dhe detaje të tjera, Lum Ramabaja nga kompania “Open Cybernetics”, mbajti ligjëratë ku ndër të tjera theksoi edhe dallimet mes shkencës së të dhënave (data science), machine learning dhe inteligjencës artificiale.

Pas ligjëratës mysafiri i “Guest Speaker”, u përgjigj në pyetjet e studentëve të pranishëm të Kolegjit AAB.

Share: