Javën e kaluar, përmes iniciativave të prof. Engin Melekoglu nga Kolegji AAB janë nënshkruar marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi me pesë nga universitetet kryesore të Turqisë:
Universiteti Teknik i Yıldızit (Yıldız Teknik Universitesi)
Universiteti Esenyurt i Stambollit (Istanbul Esenyurt Universitesi)
Universiteti Topkapı i Stambollit (Istanbul Topkapi Universitesi)
Universiteti Kent i Stambollit (Istanbul Kent Universitesi)
Universiteti i Tregtisë i Stambollit (Istanbul Ticaret Universitesi)
Këto marrëveshje përfshijnë: shkëmbimin e studentëve dhe profesorëve përmes programit Erasmus, projekte të përbashkëta kërkimore dhe botime shkencore me cilësi të lartë (Q1 dhe Q2), nisma novatore në fushën e inteligjencës artificiale.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt avancimit të edukimit dhe zhvillimit shkencor ndërkombëtar.