Masterclass “Luftimi i lajmeve të rreme”

30 Mars 2021

Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën franceze CFI, Fakulteti i Komunikimit Masiv organizon masterclass në temën e “Luftimit të lajmeve të rreme”, për studentët e drejtimit të gazetarisë dhe të produksionit.

Masterclass do të mbahet më 01 dhe 02 prill 2021, ndërsa ky projekt monitorohet nga Ambasada Franceze në Prishtinë.

Ligjërues do të jenë Ilire Zajmi Rugova, PhD. dhe Robert Bourgoing, ekspert francez i komunikimit, i cili do të inkuadrohet në lidhje direkte nga Franca.

CFI është anëtar i Forumit Global për Zhvillimin e Mediave (GFMD), një organ i ngritur në 2004 për të koordinuar dhe lobuar në emër të atyre që punojnë për bashkëpunimin mediatik, për të koordinuar veprimet e anëtarëve të saj në shërbim të zhvillimit në vendet në pritje të ndihmës ndërkombëtare. CFI është një operator i sektorit publik i financuar kryesisht nga Ministria Franceze e Evropës dhe Punëve të Jashtme.

Share: