Maturantët “pushtojnë” Kolegjin AAB, nisin kurset përgatitore falas për Testin e Maturës

5 Qershor 2024

Mijëra maturantë sot kanë filluar kurset përgatitore falas për testin e maturës në Kolegjin AAB, të cilat organizohen çdo vit në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë, nga ora 09:00.

Maturantët nga të gjitha shkollat e Kosovës mund të bëhen pjesë e kurseve në tri degët e Kolegjit AAB në Prishtinë, Ferizaj dhe Gjakovë.

Kurset do jenë ndihmë e madhe në përgatitjen e maturantëve për Testin e Maturës, andaj Kolegji AAB synon që secili nga ta të ketë sukses të garantuar.

Share: