Mbahen trajnimet e radhës nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI)

24 Mars 2025

Për dy ditë radhazi janë zhvilluar trajnimet për zhvillim profesional të personelit, të organizuara nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion (QAPI).
Trajnimet janë udhëhequr nga profesorët Xhavit Rexhaj dhe Shemsedin Vehapi, ku morën pjesë anëtarë të stafit akademik të Kolegjit AAB.
Temat e trajnimeve ishin “Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe ndërtimin e notës” dhe “Definimi i rezultateve të të nxënit në syllabus”.
Të pranishmit kontribuan me ide dhe patën rastin të bashkëbisedojnë me profesorët bazuar në përvojat e tyre në lidhje me temën.

Share: