Në kampusin e Kolegjit AAB në Ferizaj është zhvilluar ligjëratë për studentët e Fakultetit Juridik. Ligjërues ishte Besnik Begaj ndërsa e pranishme ishte edhe koordinatorja e OSBE-së, Arijeta Rrotlla.
Punëtoria, respektivisht ligjërata me karakter trajnues, kishte për qëllim që studentëve të Kolegjit AAB në Ferizaj të ju ofrohet mundësia që të rrisin njohuritë e tyre mbi vendimet e GJEDNJ-së për të drejtat pronësore dhe të rrisë ndërgjegjësimin e tyre për standardet dhe parimet e Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut. Për më tepër, trajnimi i përgatiti studentët për të përmirësuar performancën e tyre në provimet e së drejtës civile dhe për të forcuar aftësitë e tyre kërkimore.