Mbahet mbledhja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja pas përfundimit të semestrit për vitin akademik 2023/2024  

17 Korrik 2024

Me rastin e përfundimit të semestrit dhe provimeve për vitin akademik 2023/2024 është mbajtur mbledhja me stafin akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Departamenti i Gjuhës Angleze.  

Gjatë mbledhjes u diskuan shumë çështje, ndër të cilat ishin mbarëvajtja e mësimit, avancimi i metodave të mësimdhënies, rishikimi i planprogramit bazuar mbi sugjerimet e grupeve të interesit përfshirë studentët, të diplomuarit dhe partnerët e industrisë, format e vlerësimit etj.  

Profesorët shkëmbyen ide të cilat do rë reflektohen në vitin e ri akdemik. Takime të tilla janë pjesë rutinore e fakultetit dhe i shërbejnë përmirësimit më tej të cilësisë si në aspektin teorik ashtu edhe në atë praktik.

Share: