Mbahet natë muzikore arbneshe në Kolegjin AAB

1 Qershor 2024

Në një koncert të jashtëzakonshëm artistet e talentuara Dina Bušić dhe Melita Ivkovićnga nga Zara e Kroacisë kanë magjepsur të pranishmit në Teatrin Kamertal të Kolegjit AAB. Ato përmes këngës pasqyruan trashëgiminë e pasur muzikore të komunitetit të arbnesheve.

Dina Bušić dhe Melita Ivković ia kanë kushtuar artin e tyre ringjalljes dhe ruajtjes së këngëve pothuajse të harruara të Arbënesheve, komunitetit që ka pasuruar kulturen e rajonit tonë. Projekti i tyre, “Bërbili (Slavuj) – Këngët e Harruara të Arbneshëve të Zarës”, i jep një jetë të re melodive të lashta të sjella në Zarë nga Liqeni i Shkodrës në fillim të shekullit të 18-të.

Në bashkëpunim me muzikantët e njohur Edin Karamazov, Miroslav Tadić dhe Yvette Holzwarth, Dina dhe Melita ndërthurin traditën me risinë, duke krijuar një përvojë unike muzikore. Puna e tyre jo vetëm që ruan këto këngë historike, por edhe i mbush ato me elemente bashkëkohore, duke siguruar rëndësinë dhe vitalitetin e tyre për brezat e ardhshëm.

Performanca e tyre ishin një dëshmi e fuqisë së qëndrueshme të muzikës për të na lidhur me rrënjët tona, historinë tonë dhe me njëri-tjetrin.

Share: