Mbahet paneli i dytë i Konferencës Studentore Shkencore të Fakultetit të Komunikimit Masiv dhe të Administratës Publike

27 Maj 2023
The second panel of the Scientific Student Conference of the Faculty of Mass Communication and Public Administration is held

Tema të shumta janë prezantuar dhe diskutuar nga studentët e dy fakulteteve të Kolegjit AAB ai i Komunikimit Masiv dhe Administratës Publike. Në panelin e dytë të organizuar si pjesë e konferencës studentore shkencore, studentët kanë zgjedhur çështje të shumta preokupuese për shoqërinë dhe vendin.

Disa nga to ishin: Kontrollimi i fakteve në epokën e mediave sociale: Sfidat dhe mundësitë e gazetarisë cilësore; Ndikimi i mediave sociale në politikë; Gjuha e urrejtjes online, vështrim kritik; Demokracia e mediave sociale etj.

Moderator në këtë panel ishte profesori i Fakultetit të Komunikimit Masiv, Gazmend Abrashi.

Share: