Fakulteti i Komunikimit Masiv në bashkëpunim me Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës, të mbështetur nga UN Women, në kuadër të projektit rajonal “Financimi Transformues për Barazinë Gjinore drejt qeverisjes më transparente, gjithëpërfshirëse dhe të përgjegjshme në Ballkanin Perëndimor” të financuar nga SIDA, organizuan punëtorinë me studentë me temën “Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor”.
Punëtoria e organizuar me studentët e Fakultetit të Komunikimit kishte këto objektiva:
• Aftësimi i studentëve për të raportuar mbi Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor në Kosovë në një mënyrë të paanshme, të ndjeshme gjinore dhe etike.
• Forcimi i vetëdijes dhe kuptimit të pabarazive gjinore në Kosovë.
• Zgjerimi i njohurive të studentëve se si mund të trajtohen pabarazitë gjinore përmes BPGj-së.
• Mbështetja e studentëve në zhvillimin e ideve dhe metodologjive konkrete për hartimin e raporteve për BPGj.
Buxhetimi i Përgjegjshëm Gjinor (BPGj) është një term i përdorur shpesh nga Organizatat e Shoqërisë Civile (OSHC), donatorët ndërkombëtarë dhe zyrtarët e qeverisë. Që nga viti 2015,
Kosova ka një kornizë të fortë ligjore që mbështetë dhe detyron të gjitha institucionet në nivelin lokal dhe qendror të zbatojnë Buxhetimin e Përgjegjshëm Gjinor.
Përderisa BPGj është një detyrim ligjor që pritet të zbatohet nga institucionet publike, nivelet e zbatimit të tij mbeten të ulëta.