Për vitin e shtatë me radhë është mbajtur recitali nga studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, që përfshinte këngë, poezi dhe interpretime artistike.
Ky recital përkonte me Ditën Botërore të Gjuhës Angleze, ku studentët patën rastin të tregojnë kreativitetin dhe talentin e tyre.
Në fund të recitalit, juria e profesorëve të përbërë nga: Prof. Aida Alla, Prof. Fatmir Ramadani, Prof. Venera Llunji, Prof. Albert Paçarizi dhe Prof. Marika Butskhrikidze, ndanë çmimet: “The best poet” për Leandra Llugiqin dhe “The best performance” për Aurela Munishin, ndërsa për të gjithë studentët tjerë performues u dhanë mirënjohje për kontributin e tyre.
Gjatë fjalës së saj, dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja Aida Alla u shpreh se “me anë të këtij reciltali ne festojmë arritjet e fakultetit, sukseset e të diplomuarve dhe motivimin e studentëve”.