I organizuar nga Ambasada Franceze në kuadër të Turneut Ballkanik është zhvilluar takimi i përfaqësuesve të universiteteve franceze në Kolegjin AAB.
Ky takim zuri vend në këndin francez në Kolegjin AAB ”Bistro Montmart”, duke shënuar vazhdimin e mëtutjeshëm të partneritetit mes të gjitha palëve të pranishme.
Përfaqësuesit e universiteteve franceze sollën ofertën e tyre për mundësi të reja bashkëpunimi përmes studimeve, shkëmbimeve, projekteve ERASMUS+ dhe jo vetëm, zhvillimin e projekteve të përbashkëta dhe aktiviteteve tjera të cilat do ngërthejnë edhe vizita studimore në Kosovë dhe Francë.
Në takim ata u mirëpritën nga prorektorja Venera Llunji dhe stafi i Kolegjit AAB, ndërsa u pajtuan që të jenë pjesë e të gjitha aktiviteteve në nivel ndërkombëtar të cilat do të organizohen në Kolegjin AAB, veçanërisht pjesëmarrjen në Javën Ndërkombëtare e cila planifikohet të mbahet në muajin maj të 2024.
Franca radhitet e 6-ta për numër të studentëve ndërkombëtarë, me shumë studentë nga Kosova të cilët përmes bursave të ndryshme janë përfitues të mundësive të tilla.
Kolegji AAB si partner i Ambasadës së Francës dhe Aleancës franceze do jetë mbështetës dhe përkrahës i studentëve në zhvillimin e mëtejmë akademik dhe profesional.