Mbahet trajnimi i dytë për koordinatorët e cilësisë të Kolegjit AAB

16 Shkurt 2023
The second training is held for quality coordinators and students of AAB College

Bazuar në planin vjetor të punës, Zyra e Cilësisë e Kolegjit AAB, ka organizuar trajnimin e dytë me radhë për koordinatorët e cilësisë të Kolegjit AAB. Ky trajnim është mbajtur nga ekspertja ndërkombëtare per sigurim të cilësisë, Dr. Anca Prisacariu, nga Instituti Amerikan i Shkencave të Aplikuara në Zvicër.

Trajnimi është fokusuar në tema sikurse përfshirja e akterëve në procedurat e cilësisë, tejkalimi i sfidave për përfshirjen e akterëve të jashtëm në procedurat e cilësisë, menaxhimi dhe përdorimi i të dhënave të vlerësimit etj.

Trajnime të tilla i kontribuojnë zhvillimit profesional të stafit të Kolegjit AAB, duke ndihmuar në të njëjtën kohë edhe në shtrirjen e kulturës së cilësisë në Kolegjin AAB.

Share: