Është mbajtur trajnimi i radhës nga Qendra për Aftësim Profesional dhe Inovacion, me stafin akademik të Fakultetit të Arteve të Kolegjit AAB.
Tema e këtij trajnimi ishte “Aplikimi i Inteligjencës Artificiale në procesin e mësimdhënies dhe të nxënit”, i udhëhequr nga Prof.Agon Nimani.
Ky aktivitet kishte për qëllim prezantimin dhe përdorimin e Inteligjencës Artificiale në procesin mësimor dhe mënyrën se si mund të përdoret në muzikë,dizajn dhe fusha të tjera.
Kjo temë ka ofruar njohuri të rëndësishme për stafin e Fakultetit të Arteve, duke e fuqizuar aftësinë për përdorimin e AI-së në punën e tyre.