Mbahet trajnimi për hartimin e projekteve dhe aplikimin për grante studentore

21 Mars 2025

Për të mbështetur studentët në zhvillimin e aftësive të tyre për shkrimin e projekteve dhe aplikimin për grante studentore, Fakulteti Ekonomik në bashkëpunim me Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Zyrën për Projekte, organizoi një trajnim praktik i cili u mbajt nga Lorena Jasharllari, eksperte e jashtme për zhvillimin e projekteve.

Gjatë trajnimit u diskutua thirrja per grante studentore dhe u ndanë teknika të vlefshme mbi mënyrën e hartimit të projekteve të suksesshme. Studentët poashtu u trajnuan se si të strukturojnë idetë e tyre dhe të i kthejnë ato në aplikime konkrete.

📌 Afati i fundit për aplikim për grante studentore është 31 mars 2025.

Ftojmë të gjithë studentët e interesuar të përfitojnë nga kjo mundësi dhe të aplikojnë duke ndjekur udhëzimet në thirrjen për aplikim për grante studentore të publikuar në webfaqen e Kolegjit AAB.

Share: