Në vazhdën e aktiviteteve të Javës Ndërkombëtare të Stafit në Kolegjin AAB, prorektorja Venera Llunji foli për strategjinë dhe planin zhvillues të institucionit për gjithëpërfshirjen e studentëve me aftësi të kufizuara dhe grupeve të margjinalizuara, në studime dhe shkëmbime studentore.
Drejtoresha e Zyrës për Zhvillim të Projekteve Ilirjana Geci, prezantoi projektin e Kolegjit AAB në kuadër të thirrjeve me programin Erasmus+, përkitazi me temën e tryezës.
Të ftuarit treguan situatat në universitetet e tyre dhe folën për qasjen të cilën mbajnë lidhur me këtë çështje të ndjeshme, duke sjellur përvoja nga vende të ndryshme në zhvillim të Bashkimit Evropian.