Mbylli punimet Konferenca “Korrelatet psikologjike të Pandemisë COVID-19”, organizuar nga Fakulteti i Psikologjisë

22 Tetor 2020

Në vazhdën e aktiviteteve të shumta për shënimin e muajit të shëndetit mendor, ka përfunduar me sukses punimet edhe konferenca ”Korrelatet Psikologjike të Pandemisë COVID-19”, organizuar nga Fakulteti i Psikologisë në AAB.

Kjo konferencë është realizuar falë punës dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes studentëve dhe stafit akademik të këtij fakulteti.
Konferenca u hap zyrtarisht me një fjalim rasti nga rektori i Kolegjit AAB, Bujar Demjaha, i cili mirëpriti interesin e studentëve për kërkime shkencore dhe tha se organizimet e tilla janë një mundësi e mirë për shkëmbim të njohurive.

Ndërsa, në fjalën e tij përshëndetëse dekani Naim Telaku, është shprehur mjaft i kënaqur me angazhimin e studentëve dhe punën profesionale duke theksuar se punimet e studentëve të cilat do të prezantohen në konferencë janë kryesisht produkt i Laboratorit të Psikologjisë Klinike ”Pajazit Nushi”. Dekani shprehu tutje vullnetin e tij që ngjarjet e tilla të bëhen traditë e Fakultetit të Psikologjisë duke paralajmëruar se qysh tani do të fillojnë përgatitjet për konferencën e radhës.

Konferenca vazhdoi me prezantimet mbi të gjeturat e hulumtimeve nga studentët dhe stafi akademik i Fakultet të Psikologjisë.
Në fund, prezantuesve u janë shpërndarë mirënjohje për realizimin e punimeve të tyre.

Share: