Me 16 maj mbahet kursi i radhës ndërkombëtar nga Fakulteti i Shkencave Shëndetësore

14 Maj 2025

Duke filluar nga ora 09:00 – 15:00 me 16 maj në Kolegjin AAB do mbahet kursi i radhës ndërkombëtar, me tematikë “Ndihma e Parë, RKP dhe aplikimi i  AED “.

Në këtë kurs mund të marrin pjesë të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore me interes për të mësuar dhënien e ndihmës së parë, RKP’së dhe aplikimin e AED.

Kursi është i akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese për pjesëmarrje pasive.

Aplikimi për pjesëmarrje duhet të bëhet në email adresën:  [email protected], jo më larg se me 15 maj 2025.

Share: