Me 20 shtator do të mbahet kursi i radhës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional në Kolegjin AAB

4 Shtator 2023
On September 20, the next course will be held within the Continuing Professional Education at AAB College

Kursi do të jetë njëditor me temën “Ndihma e parë” nga ligëruesit Albin Morina dhe Elidon Dingo. Si gjithë kurset e tjera edhe ky kurs është akredituar nga Oda e Infermierëve të Kosovës me 8 pikë kredituese. Aplikimi është i hapur për të gjitha profilet shëndetësore dhe jo-shëndetësore. Pagesa për studentë është 10 euro, kurse për profilet e tjera 15 euro.

Fillimisht aplikoni në linkun: https://aab-edu.net/evp-edukimi-i-vazhdueshem-profesional/, për të pranuar më pas emailin e aplikimit ndërsa pagesa realizohet në këtë numër të xhirollogarisë: TEB 20140000 0848 9233.

Pagesa më pas duhet të dorëzohet si kopje fizike në zyrën e asistentëve të Fakultetit të Infermierisë jo më larg se një ditë para dates së trajnimit ose përmes emailit: [email protected] jo më larg se një ditë para datës së trajnimit. Kursi mbahet në Qendrën Mediale të Kolegjit AAB!

Share: