Me 23 shkurt mbahet moduli i parë për zhvillimin profesional të personelit

15 Shkurt 2023
On February 23, the first module for the professional development of personnel is held

Në kuadër të “Programit dimëror 2023”, të organizuar nga QAPI për zhvillimin profesional të personelit, të enjten me 23 shkurt 2023, nga ora 09:00-16:30 në Qendrën Mediale do të mbahet moduli i parë: “Vlerësimi i studentëve bazuar në kompetenca dhe në ndërtimin e notës”, me trajnerët Shemsedin Vehapi dhe Xhavit Rexhaj. Ky modul mëton të ofrojë një mundësi për shkëmbimin e ideve dhe përvojave për vlerësimin e studentëve, sipas qasjes së zhvillimit të kompetencave (e aplikuar së fundmi në silabuset në AAB) dhe vlerësimin e studentëve duke u nisur nga procesi i ndërtimit të notës për studentët e rregullt. E para ka të bëjë me ndërlidhjen e dijes dhe shkathtësive të fituara me zbatimin e tyre në situate reale, ndërsa e dyta me vlerësimin e vazhdueshëm në një proces dinamik të ndërlidhjes së vlerësim formativ dhe sumativ.

Të gjithë të interesuarit për trajnimet që ofrohen në kuadër të “Programit Dmëror 2023” të QAPI, për më shumë informata mund të kontaktojnë me koordinatorët: Diana Qarkaxhija ([email protected]) dhe Xhavit Rexhaj ([email protected]).

Share: