Njëra nga punëtoritë, me titull SDG 3: Good Health and Well-being, do të udhëhiqet nga Tomasz Bojar Fijałkowski, Zëvendës Rektor për Shkencë dhe Cilësi të Arsimit në Powiślanski University, Poloni. Punëtoria tjetër mbi SDG 8: Decent Work and Economic Growth do të udhëhiqet nga Katarzyna Strzała-Osuch, Zëvendës Rektore për Zhvillim dhe Bashkëpunim në Powiślanski University, Poloni.
Partnerët e projektit janë Powiślański University nga Polonia, Newton University nga Çekia, dhe Universiteti Evropian i Tiranës nga Shqipëria. Në secilën nga punëtoritë do të marrin pjesë 5 anëtarë të stafit nga Kolegji AAB dhe 5 anëtarë të stafit nga Universiteti Evropian i Tiranës.
Projekti bashkë-financohet nga qeveritë e Çekisë, Hungarisë, Polonisë dhe Sllovakisë përmes granteve https://www.facebook.com/visegradfund/. Misioni i fondit është të avancojë idetë për bashkëpunim të qëndrueshëm rajonal në Evropën Qendrore.
@VisegradFund #VisegradFund