Java Ndërkombëtare e Infermierisë, e cila u shënua me një varg aktivitetesh nga Kolegji AAB, Fakulteti i Infermierisë, u mbyll suksesshëm me nënshkrimin e dy marrëveshjeve të bashkëpunimit.
Bazuar në këto marrëveshje, studentët e Fakultetit të Infermierisë do të kenë mundësi të kryejnë punën praktike edhe pranë organizatës “Qendra e shëndetit mendor” si dhe në “Caritas Kosova”.
Marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Fakultetit të Infermierisë dhe organizatës “Qendra e shëndetit mendor”, u nënshkrua nga prodekanja Shqipe Tahiri dhe nga Sami Rexhepi, drejtor i Qendrës për Shëndetin Mendor.
Ndërsa, marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Kolegjit AAB dhe “Caritas Kosova”, u nënshkrua nga drejtori gjeneral i “Caritas Kosova”, Don Viktor Sopi dhe nga prorektori për shkencë në Kolegjin AAB, Hasan Saliu.