Me shfaqjen “I left” nga Spanja, nisi edicioni i gjashtë i PITF 2022

11 Maj 2022

Ka nisur rrugëtimin e tij edicioni i gjashtë i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrove, Prishtina International Theater Festival “Burbuqe Berisha”, PITF 2022, me hapjen zyrtare në ambientet e Teatrit Kamertal në Kolegjin AAB. Në këtë edicion të PITF në programin garues do të paraqiten gjashtë shfaqje teatrore që vijnë nga Spanja, Maqedonia e Veriut, Italia, Mali i Zi dhe Kosova.

Në hapje të festivalit, drejtoresha e këtij edicioni, Doruntina Alshiqi, tha se ndihet krenare për ekipin dhe punën e palodhshme.

“Marrë parasysh faktin që jemi festivali i vetëm ndërkombëtar i teatrove në Kosovë edhe këtë edicion jemi munduar që përsosmërisht tja dalim me tërë stafin. Është bërë punë e madhe nga i tërë stafi dhe mezi po presim edhe ne që të shohim shfaqjet dhe le të fitojë më i miri”.

Pas ceremonisw hapwse, publiku pati mundwsinw tw shoh shfaqjen “I left” nga Instituti i Kulturës nga Barcelona, me regji tw Enric Lizano Sans dhe Aida Flores.  Shfaqja u mirëprit dhe u përcoll me duartrokitje nga shikuesit.

Festivali PITF2022, vazhdon sonte me shfaqjen “The M Word” në regji të Fatos Berishës, që në garë vjen për të përfaqësuar Maqedoninë e Veriut.

Share: