Fakulteti i Psikologjisë i Kolegjit AAB zhvillon aktivitet me nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi”

18 Shtator 2025

Me rastin e 25-vjetorit të Kolegjit AAB, Fakulteti i Psikologjisë organizoi një aktivitet të veçantë me nxënësit e Gjimnazit “Ahmet Gashi” në Prishtinë, ku u trajtuan temat me rëndësi të veçantë për të rinjtë: Menaxhimi i Ankthit dhe Menaxhimi i Stresit.

Ky aktivitet u udhëhoq nga studentet e psikologjisë, Eliza Selmani dhe Lirza Selimi, të cilat përmes diskutimeve interaktive dhe ushtrimeve praktike ndihmuan nxënësit të kuptojnë më mirë shkaqet, pasojat dhe mënyrat e shëndetshme të përballimit të situatave stresuese të jetës së përditshme.

Qëllimi i këtij takimi ishte rritja e vetëdijes dhe ofrimi i këshillave konkrete, duke e bërë këtë përvojë një mundësi të vlefshme për nxënësit që të përfitojnë njohuri të reja dhe t’i aplikojnë ato në praktikë.

Aktiviteti është pjesë e angazhimeve të vazhdueshme të Fakultetit të Psikologjisë të Kolegjit AAB për të kontribuar në mirëqenien psikologjike të të rinjve në komunitet.

Share: