Sot mijëra maturantë kanë filluar Shkollën Përgatitore për Testin e Maturës në lëndët: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze dhe Matematikë të cilat ofrohen falas nga Kolegji AAB. Mësimet nga profesorët për këto lëndë nisin nga ora 09:00, ndërsa maturantët mund të shfrytëzojnë transportin e Kolegjit AAB të siguruar falas për ta.
Përveç degës së Kolegjit AAB në Prishtinë maturantët kanë rastin që të jenë pjesë e kësaj shkolle edhe në degët e Kolegjit AAB në Ferizaj dhe Gjakovë.
Ju mirëpresim!