NEWTON University nga Çekia hap thirrjen për shkëmbim studentor nga Kolegji AAB

14 Nëntor 2025

NEWTON University ka hapur mundësitë e reja të mobilitetit studentor për semestrin veror të ardhshëm, duke i ofruar studentëve të Kolegjit AAB një përvojë të vlefshme akademike dhe kulturore.

Dy studentë nga programi Menaxhment i Fakultetit Ekonomik që vijojnë aktualisht semestrin 2-5, mund të bëhen pjesë e studimeve në Pragë për semestrin veror.

Ky partneritet ndërmjet AAB dhe NEWTON University përforcon angazhimin e institucionit në ndërkombëtarizim, rritjen e cilësisë së kërkimit shkencor, si dhe zgjerimin e mundësive të mobilitetit akademik për stafin dhe studentët.

Njëkohësisht, kjo iniciativë kontribuon në zhvillimin profesional të studentëve tanë, rritjen e kompetencave ndërkulturore dhe krijimin e rrjeteve të reja akademike në nivel evropian.

Afati i fundit për aplikim është 20 nëntor 2025.

Aplikimet duhet të dorëzohen në Zyrën e Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Kolegjit AAB me email në:

Share: