Organizata joqeveritare “Banimi Social dhe të Drejtat Pronësore në Kosovë”, ka shpallur konkurs për punë praktike, ku mund të aplikojnë juristët e diplomuar, ose studentët që kanë përfunduar të gjitha ligjëratat.
Puna praktike do realizohet në institucionet qendrore apo lokale në Kosovë, të cilat merren me çështje pronësore.
Projekti implementohet me mbështetjen e Misionit të OSBE’së në Kosovë, ndërsa të interesuarit duhet të dërgojnë CV’në dhe kopjen e diplomës osë vërtetimin e provimeve të dhëna në Fakultetit Juridik.
Dokumentet duhet të dorëzohen në emailin: [email protected]
VËREJTJE: Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë sipas rregulloreve të brendshme të SHPRK-së do të kontaktohen për intervistë!