Mundësi për realizimin e praktikës për studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja

6 Shkurt 2025

Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, nga programi i Gjuhës Angleze dhe Gjuhës gjermane, tani kanë mundësinë për të realizuar praktikën e tyre, falë një marrëveshjeje të re të nënshkruar midis Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe “London English School”. Kjo marrëveshje u nënshkrua nga dekanja e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Prof. Assist. Dr. Aida Alla, dhe drejtoresha e “London English School”, Albina Hoti.

Marrëveshja e nënshkruar ofron mundësi për studentët për të fituar eksperiencë praktike në mësimdhënien e gjuhës angleze dhe gjermane. Gjithashtu marrëveshja përfshin organizimin e aktiviteteve të ndryshme, si dhe nisma të shumta bashkëpunimi mes dy institucioneve, të cilat janë në përputhje me qëllimet e marrëveshjes. Ky bashkëpunim i mundëson studentëve të përfitojnë praktika që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive profesionale dhe i hap mundësi për një karrierë të suksesshme në fushën e gjuhës angleze dhe gjermane.

Share: