Ndahen certifikatat për pjesëmarrësit e trajnimit “Full Stack Application Development” nga Unioni Studentor dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike

11 Qershor 2024

Janë ndarë certifikatat për të gjithë pjesëmarrësit e trajnimit “Full Stack Application Development”, i organizuar nga Unioni Studentor dhe Fakulteti i Shkencave Kompjuterike.

Trajnimi u mbajt nga Arbias Gashi dhe Flamur Beqiraj, të cilët falënderuan të gjithë për pjesëmarrjen dhe angazhimin që treguan.

Dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija shtoi se ky trajnim do t’i ndihmojë studentët në praktikë, si dhe nuk do të ishte i mundur pa bashkëpunimin me Unionin Studentor të Kolegjit AAB.

Certifikatat u shpërndanë nga dekani i Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Jusuf Qarkaxhija, trajnuesit Arbias Gashi dhe Flamur Beqiraj, si dhe nga përfaqësueset e Unionit Studentor Donjeta Bajgora dhe Agnesa Bajgora.

Share: